Kryeministri jep lajmin: Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare

Kosova

Kryeministri jep lajmin: Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.

Haradinaj këtë, e ka quajtur lajm të madh ndërsa shton se Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë së vendit.

‘Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë.

Urime e me fat,’ ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat