Ministri Bytyqi ka pritur në takim Lemuel W.Watson, dekan i Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Indianas

Kosova

Ministri Bytyqi ka pritur në takim Lemuel W.Watson, dekan i Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Indianas

Nga: K.M Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:03
Pamje nga takimi

Përmes një postimi të tijin në Facebook, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se e ka pritur në takim Lemuel W.Watson, dekan i Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Indianas, me të cilin ka biseduar lidhje me gjendjen dhe mundësitë e avancimit të arsimit.

 

Ja postimi i plotë i tijin në Facebook.

 

Prita sot në takim dekanin e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Indianas në ShBA, z. Lemuel W. Watson dhe menaxherin e programit të Qendrës për Edukim Ndërkombëtar, Zhvillim dhe Hulumtim në këtë Universitet, z. Evan Mickey.

Gjatë këtij takimi biseduam për gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë, bashkëpunimin e deritanishëm me Universitetin e Indianas dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Falënderova udhëheqësit e Universitetit për mundësinë që ua kanë dhënë shumë studentëve dhe profesorëve përmes Programit të Transformimit të Lidershipit, me theks të veçantë profesorëve të Fakultetit të Edukimit, të cilët po dëshmojnë se praktikat të cilat i kanë marrë në Universitetin e Indianas janë praktika bashkëkohore të mësimdhënies.

Gjatë takimit, u theksua edhe roli i Fakultetit të Edukimit në përgatitjen e mësimdhënësve para shërbimit dhe angazhimet që pritet të marrë ky fakultet në trajnimet e mësimdhënësve në shërbim.

Bashkë me dekanin Ëatson u dakorduam që shumë shpejt të fillohet një projekt i përbashkët, i cili lidhet me zhvillimin profesional të mësimdhënësve, që në fokus do të ketë nevojat e shkollës dhe të komunitetit dhe gjithë kjo do të bëhet pas një hulumtimi të përbashkët të nevojave për trajnime të mësimdhënësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat