KFOR-i italian furnizon me pajisje teknologjike një shkollë në Gjilan

Kosova

KFOR-i italian furnizon me pajisje teknologjike një shkollë në Gjilan

Nga: K.M Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

KFOR’i italian në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, ka furnizuar sot shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit me pajisje teknologjike, përkatësisht 15 kompjuterë.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit ka marrë pjesë kolonel Ruggiero Capodivento dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica.

Gagica e ka falënderuar KFOR’in italian për këtë donacion, duke thënë se kjo ndikon direkt në mësimnxënie dhe në përgatitje sa më profesionale të nxënësve.

Zyra për Informim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat