Policia e Kosovës apelon të mos ndezin zjarre në natyrë

Kosova

Policia e Kosovës apelon të mos ndezin zjarre në natyrë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:50
Policia e Kosovës apelon të mos ndezin zjarre në natyrë

Duke iu referuar rasteve të fundit të zjarrvënieve në disa rajone të vendit, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to.

Disa nga rastet e fundit të zjarrvënjeve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.

Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha rastet e zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarrëvënie’ do të zbatojë masa ligjore dhe kryerësit e veprave të tilla do të dënohen komfor ligjeve të aplikueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat