Ahmeti: Shqetësuese zjarret e fundit në Kosovë

Kosova

Ahmeti: Shqetësuese zjarret e fundit në Kosovë

Nga: Tahir Ahmeti Më: 8 mars 2019 Në ora: 19:22
Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se janë shqetësuese lajmet për zjarret e shumta fushore dhe pyjore, që po ndodhin ditëve të fundit në vise të ndryshme të Kosovës.

Reagimi:

Jashtëzakonisht shqetësuese lajmet për zjarret e shumta fushore dhe pyjore, që po ndodhin ditëve të fundit në vise të ndryshme të Kosovës.

Këto zjarre që në masë të madhe janë zjarrëvënije të qëllimshme, apo të shkaktuara nga pakujdesia, e që përveq dëmëve të mëdha që po shkaktojnë në fusha bujqësore dhe në pyje, po rrezikojnë edhe vetë jetën e qytetarëve të vendit.

Organet e rendit në Kosovë, duhet të jenë shumë më aktive në terren, dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të ndalohet kjo dukuri e zjarrëvënijeve të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm, dhe të njëjtit të marrin ndëshkimet e duhura ligjore.

Duhet pasë parasysh që sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, inicimi i qëllimshëm i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm, është vepër penale dhe sanksionohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vite.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat