Afro 4 milionë kilogram barna kanë hyrë në Kosovë në 2018-ën, më së shumti nga Serbia

Kosova

Afro 4 milionë kilogram barna kanë hyrë në Kosovë në 2018-ën, më së shumti nga Serbia

Më: 8 mars 2019 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Afro 4 milionë kilogram barna të llojeve të ndryshme kanë hyrë në Kosovë vetëm gjatë viti 2018.

Media ka siguruar statistikat pranë doganës, për importin e barnave në vitin 2018.

Sipas të dhënave rezultojnë të kenë hyrë në Kosovë afro 4 milionë kilogram barna.

Serbia është një nga vendet e Ballkanit, të cilat po përfitojnë gjithnjë e më shumë “treg” për shitjen e medikamenteve të tyre.

Në Kosovë vetëm gjatë viti të kaluar nga Serbia janë importuar 777 mijë e 671 kilogram barna, ndërkaq pas saj radhitet Maqedonia Veriore me 642 mijë e 129 kilogram.

E importi i këtyre barnave ka kapur vlerën hiq me pak se 70 milionë euro.

Vende të tjera të Ballkanit prej të cilave ne importojmë ilaçe, janë Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Turqia etj.

Importet e medikamenteve nga Turqia kanë shënuar rritje në 332 mijë e 600 kilogram, duke çuar atë në vendin e katërt, ndër shtetet nga të cilat Kosova importon.

 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat