I akuzuari nga Drenasi tregon përse e vrau qenin

Kosova

I akuzuari nga Drenasi tregon përse e vrau qenin

Më: 8 mars 2019 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Pajazit Kukaj, që është akuzuar se kishte përdorur armën e tij të gjuetisë për vrarë një qen, duke dhënë mbrojtjen e tij, deklaroi se këtë e ka bërë pasi ishte frikësuar se qeni është nisur për ta sulmuar atë.

“Kur ka tentu me m’kap qeni unë e kam gju”, tha në një pjesë të deklaratës, i akuzuari Kukaj.

Ndryshe, përpos për veprën penale të përdorimit të armës, me të cilën kishte lënë të vrarë qenin e tani të dëmtuarit Fitim Gjukaj, Kukaj akuzohet edhe me veprën penale të lëndimit të lehtë trupor, pasi me aktakuzën e prokurorisë, pretendohet se  në ditën e njëjtë i akuzuari i është afruar të dëmtuarit, dhe me kondak të pushkës e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në fund të tetorit, jam dalë me llavaqk me zagar në mal, tamon jam dalë në mal e kam lshu zagarin edhe zagari filloj me lyp edhe u ula në mal temin edhe zagari u largu edhe u dëgjuan dy zëra edhe kur erdhi zagari në drejtim të atyne dy zanave e pashë që nuk e ka rrypin edhe shkova në drejtim tyre, i takova Fitimin edhe Bekimin. Unë u përshëndeta me ta edhe i pyta mos ia murtë rrypinë zagarve se i njëjti ka ardhë në drejtim të jujin edhe Fitimi filloj me qesh edhe tha “nuk mirrna me rrypa të zagarve” edhe unë shkova teposhtë e ata shkun përpjetë. Unë kur u lëshova teposhtë më dul një qen përpara edhe unë e kam hek llavaqken edhe u largu qeni pastaj mu ka avitë shumë afër e kam vra edhe masi u rrxu qeni e pashë rrypin e qenit tim në qafë të qenit”, tha i akuzuari.

Siç tha Pajaziti, më pas është kthyer prapa dhe është takuar me Fitim dhe Bekim Gjukajn dhe pasi ka kuptuar që ai qen ishte i tani të dëmtuarit Fitim Gjokaj, i njëjti është nisur në drejtim të tij dhe ky vetëm e ka shtyrë dhe ai është rrëzuar, por ka mohuar që ta ketë goditur atë.

“Unë erdha në drejtim të rrugës edhe i tash Fitimit, a të pyta që a ma ke marrë rrypin e tha që nuk e ke ditë, atëherë ai ka ardhë në drejtim temin edhe masi menova që ka diçka me m’vra e kam shtye, kur u qu e pashë që nuk ka kurgja, i thash që pse ia heke rrypin qenit edhe i thash hajde hjekja rrypin ai nuk ia heki po ia heki Bekimi. Edhe unë shkova poshtë e ata shkun nalt. Unë nuk i kam ra as me kondak e as me cev, veç e kam shty, mi pas ra unë cev llavaqkes unë ai nuk ish ngjitë ne bjeshkë po ish shku në ambollant”, tha i akuzuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat