Lutfi Haziri tregon se si e sheh ndryshimin e kufijve të Kosovës

Kosova

Lutfi Haziri tregon se si e sheh ndryshimin e kufijve të Kosovës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:49
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth asaj se si e sheh ai ndryshimin e mundshëm të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka thënë se në kuadër të negociatave për dialog, Kosova nuk ka çka jep dhe as Serbia nuk ka çka kërkon.

Sipas tij, Kosova nuk guxon të bije në grackën e shkëmbimit të territoreve, por shton se një definim i mundshëm mund të çonte në një marrëveshje që ai e quan historike, mes Kosovës e Serbisë.

“Në parimet që unë besojë se do të jenë në kuadër të negociatave për dialog, Kosova nuk ka çka jep dhe Serbia nuk ka çka kërkon, përveç situatës që e ka detyruar mbas luftës në Kosovë që është mos shtrirja e autoritetit dhe sovranitetit të Republikës në veri”.

“Kosova nuk guxon me ra në grackën e shkëmbimit të territoreve por në marrëveshje eventuale të definimit për herë të parë, historik të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë i bije që vendkalim siç është fshati Qukarkë dhe Ristovc tek Bujanoci, do të jetë një ndarje historike mes shqiptarëve, serbëve dhe maqedonaseve si pjesë e ri-organizmit e cila e konfirmon mos prekjen e kufijve të Maqedonisë, defakto dhe dejure ndërsa e rregullon rregullimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Unë besoj që shuhet çdo lloj aspirate ose ambicie territoriale që mund të ketë sepse fundja problemi i shqiptarëve dhe serbëve është problem territorial”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat