Rritet numri i të vdekurve nga aksidentet, qytetarët në mëdyshje për fajtorët

Kosova

Rritet numri i të vdekurve nga aksidentet, qytetarët në mëdyshje për fajtorët

Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:12
Ilustrim

Vet faktori njeri dhe mos efikasitetit i institucioneve në monitorimin te kontrollet teknike që iu bëhet veturave, po konsiderohen nga qytetarët, si dy shkaktarët kryesor për aksidentet e shumta që po ndodhin në Kosovë. Ndërkaq nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në krahasim me periudhën e njëjtë janar-shkurt të vitit të kaluar ka rritje të aksidenteve fatale që kanë pësuar me humbje të jetës, nga 11 të vdekur vitin që lëmë pas, në 14 këtë vit.

Kurse, aksidenti i të enjtën në Gjilan, ka qenë një ndër aksidentet më të rënda, ku si pasojë e mos frenimit të një kamioni, humi jetën një person dhe 26 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Një aksident me humbje jete ka ndodhur edhe dje në Podujevë.

Për gjitha këto aksidente qytetarët medojnë se faktori kryesorë është pakujdesi i vozitësve.

Qytetari Remzi Dobruna lë fajtor institucionet e Kosovës, që sipas tij përmes anarkisë që kanë instaluar te kontrollet teknike po i lejojnë që të ndodhin gjithë këto aksidente.

Dobruna: Faktorët janë anarkia në këto institucione teknike

“Faktorët janë anarkia në këto institucione teknike që janë...nuk është punë euforie këtu është diferentizëm e organeve përkatëse që mos me lejuar këto gjëra, qaty është problemi sipas mendimit tim”, u shpreh ai.

Ndryshe, nga qytetari Dobruna, mendon vozitësi i komunikacionit, Nazmi Marteta, i cili shprehet se problemi i vetëm i aksidenteve është pakujdesia e vozitësve që siç thotë ai nuk po i përfillin rregullat e komunikacionit.

Marteta: Këtu është vetëm pakujdesia e vozitësve

“Këtu është vetëm pakujdesia e vozitësve se nuk kanë kujdes sa duhet, nuk i përfillin rregullat e komunikacionit. Sepse policia dhe kontrollimi teknik nuk mundet me qenë fajtor...unë kam kontrollim teknik për momentin, çdo gjë posedoj në rregull, por polici nuk mundet me qëndruar  tek koka që sa me vozitë...krejt komunikacionin e Kosovës e shëtiti çdo vend ke shenj, ke shenjen e këmbësoreve, ndriçimin çdo gjë është në rregull, vetëm është pakujdesia tek vozitësit”, tha ai.

Ndërsa për banorin tjetër të kryeqytetit, Shaip Latifi duhet të ketë vetëdijesim më të madh se si duhet të sillet në përgjithësi në rrugë, e veçanti në komunikacion.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ai thotë se duhet pasur vëmendje të veçantë edhe te kontrollet teknike që iu bëhet veturave, pasi sipas tij, nëse ka kontroll të mirë teknike të veturave, këto aksidente nuk bën të ndodhin. 

Latifi: Ku është kontrolla teknike e mirë, nuk munden me ndodh

 “ I dhanë zor i bën dënimet më të mëdha, tash më shumë po ka fatkeqësi. Do me thanë janë deformime që nuk vijnë rastësisht, por duhet një analizë e thellë dhe një ndërmarrje e gjithanshme duke ja filluar prej shkollave, edukate, mirëmbajtësit të veturave. Sigurisht ka dhe tek homologimi, shkon nuk e këqyrë ata qysh duhet dhe ndodh. Në ato vende ku është homologimi i mirë, ku është kontroll teknike e mirë nuk munden me ndodh”, deklaroi Latifi.

Për banorin tjetër të Prishtinës, Shaban Sekiraqa, përveç fajin që duhet të bartin institucionet, një rol shumë të rëndësishëm në aksidente e ka dhe vet faktori njeri.   

Sekiraqa: Edhe njeri mund të jetë faktor

“Ma shumti munden me qenë këto homologimet që po thuhen dhe gjendja automjeteve ose  të jenë çka të jenë, të vogla të mëdha. Por edhe njeri mund të jetë faktor, po shihet në qytet apo kudo që janë,  vozitja e shpejt, shumë shpejt. Unë e shoh në disa rrugë që janë për me vozitë ngadalë që ka njerëz më shumë, aty vozitin 50, 60, 80,100  orë”, tha banori, Sekiraqa.

Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim i kanë thënë KosovaPress-it se shkaktarët e këtyre aksidenteve janë tejkalimi i shpejtësisë, kyçja e pasigurt në rrugë, mos mbajtja e distancës dhe manovrimi i pasigurt me automjet.

Sipas të dhënave të Policisë, në periudhën janar-shkurt të këtij viti nga gjithsesi 12 aksidente fatale, 14 persona kanë mbetur të vdekur. Ndërsa, bëhet e ditur se janë bërë 669 aksidente me lëndime, kurse 1310 me dëme materiale.

E në total shihen të jetë rreth 15741 aksidente gjatë kësaj periudhe.

Ky fillim vit shihet të ketë rritje të aksidenteve fatale, pasi në krahasim me vitin e kaluar të së njëjtës periudhë nga 8 aksidente fatale kanë vdekur 11 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat