Dëmtohen tri vetura të KEDS’it në Fushë Kosovë

Kosova

Dëmtohen tri vetura të KEDS’it në Fushë Kosovë

Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Fushë Kosovë janë dëmtuar tri vetura të KEDS’it

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në parkingun e KEDS’it në Fushë Kosovë, ku persona të panjohur kanë dëmtuar parafangot e tri veturave të llojit Renault.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse të policisë, ndërkaq nuk raportohet për persona të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat