Lëndohet një zjarrfikës duke shuar zjarrin në objektin e “Viva Fresh Store”

Kosova

Lëndohet një zjarrfikës duke shuar zjarrin në objektin e “Viva Fresh Store”

Më: 10 mars 2019 Në ora: 18:01
Foto

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, ndërsa për sanimin e zjarrit kanë dalë njësitët përkatëse

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka thënë për klankosova.tv se Policia ka kërkuar ndihmë edhe nga komunat tjera për shuarjen e zjarrit.

“ Janë evakuuar të gjithë personat që ishin brenda objektit. Policia ka kërkuar ndihmë edhe nga komunat tjera. Dëmet janë të konsiderushme ndërsa të lënduar nuk ka përveç një zjarrfikësi”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, edhe tani të gjitha njësitë vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat