Rreth 1 mijë nxënës braktisën shkollën për një vit

Kosova

Rreth 1 mijë nxënës braktisën shkollën për një vit

Më: 10 mars 2019 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Këto shifra flasin për vitin shkollor 2018/19. Në vitin 2017/18 ishin rreth 2000 nxënës braktisës

Rreth 60 nxënës brenda një gjimnazi në Malishevë nuk janë kthyer në bankat e shkollës në gjysmëvjetorin e dytë.

Por ata nuk janë të vetmit që vendosën ta braktisin shkollën.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, Sivjet në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2018-2019  te të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, 996 nxënës kanë ndërprerë shkollimin.

Por ky s’është viti i vetëm që shkollat u braktisën nga nxënësit, të cilët zgjodhën të mos e përfundojnë shkollën fillore apo atë të mesme.

Shifra të larta ka edhe në periudhën 2017/2018.

Por sipas të dhënave të ministrisë, nga viti në vit, numri i fëmijëve që ndërpresin shkollimin është në rënie.

Janë meshkujt ata që dominojnë në braktisjen e shkollimit.

MASHT’i në kuadër të këtij fenomeni, nuk i përfshin fëmijët që largohen nëpër shtete të tjera, pasi që konsiderojnë që ata vazhdojnë shkollimin.

Sociologu, Ferdi Kamberi tregon arsyet pse ky numër i braktisjeve vazhdon të qëndrojë i lartë.

Sipas tij duhet veprim konkret nga Ministria e Arsimit e edhe në nivel lokal.

Sipas të dhënave, braktijsen më të madhe e ka Peja, pastaj  Gjakova, Fushë Kosova e Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat