Zjarre në gjashtë qytete të Kosovës, të gjitha brenda një dite

Kosova

Zjarre në gjashtë qytete të Kosovës, të gjitha brenda një dite

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Një zjarr i madh, ka përfshirë të dielën objektin e Viva Fresh Store në qendër të Gjakovës.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e qytetit të Gjakovës, të cilët thonë se një zjarrfikës ka mbetur i lënduar

Sipas tyre, ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin, ndërsa njësitë relevante kanë dalë menjëherë për të intervenuar në vendin e ngjarjes.

Ata kanë evakuuar punonjësit e banorët përreth pasi që zjarri kishte përfshirë gjithë pjesët e objektit.

Ndërsa një depo është përfshirë nga flakët në Fushë Kosovë.

Këtu deri të vënia e zjarrit dyshohet se erdhi kur disa persona kanë djegur mbeturinat në afërsi të depos.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku sipas tyre, përveç dëmeve materiale, nuk ka lëndime në njerëz.

E ngjashëm pasditen e së dielës, nga flakët u përfshi një shtëpi dhe një zonë malore në fshatin Majac të Podujevës.

Rastin e kanë konfirmuar Brigada e Zjarrfikësve të kësaj komune, ku përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë i pari i këtij qyteti, Agim Veliu, ka apeluar të qytetarët që të jenë të kujdesshëm në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit.

E tym e flakë të dielën është parë edhe në Malet e Shalës në Komunën e Lipjanit.

Në disa video të dërguara në redaksinë e T7, shihet tym i madh në afërsi të disa shtëpive.

Po ashtu, fshatrat Mushtisht, Budakovë dhe Semetishtë në Komunën e Suharekës, janë përfshirë nga zjarri.

Sipas kryetarit të kësaj komune, zjarret në këto fshatra po shkaktojnë dëme kolosale.

Pa u prekur nga zjarri, nuk mbeti as komuna e Ferizajt.

Këtu pjesët malore të fshatrave Gllavicë, Mirash dhe rreth magjistrales Ferizaj – Prishtinë, janë përfshirë nga flakët.

Përveç në Gjakovë, në 5 komunat e tjera, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat