Çfarë thonë qytetarët për lypsarët që i shohin çdo ditë rrugëve të Prishtinës?

Kosova

Çfarë thonë qytetarët për lypsarët që i shohin çdo ditë rrugëve të Prishtinës?

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:50

Shumica prej lëmosh kërkuesve janë të mitur, në vitin 2018 janë evidentuar 148 raste.

Lutje të tilla, qytetarët dëgjojnë çdo ditë dhe pothuajse në çdo pjesë të kryeqytetit.

Ky është vetëm një nga personat që ka zënë vend në një nga sheshet e Prishtinës dhe po kërkon lëmoshë.

E si ky, janë edhe qindra të tjerë .Dalja e tyre në rrugë u është bërë e përditshme e qytetarët thonë se janë në hall me lëmosh kërkuesit.

E shumica nga ata që kanë zgjedhur këtë mënyrë mbijetese, janë të mitur.

Këtë e konfirmojnë edhe në Policinë e Kosovës.

Policia në Prishtinë i ka thënë televizionit se gjatë vitit të kaluar, kanë evidentuar 148 lëmoshë-kërkues, prej tyre 91 meshkuj e 57 femra.

Çështja e lypsarëve është bërë temë hulumtimi edhe në Zyrën e Avokatit të Popullit.

Në këtë të fundit po kryhet një raport në lidhje me gjendjen e fëmijëve-lypsarëve në Kosovë.Sipas Edona Hajrullahut, zëdhënëse e kësaj zyre, statistikat janë shqetësuese.

Hajrullahu i ka treguar dy arsyet që po i shtyjnë fëmijët të dalin në rrugë.

Ndryshe,  gjatë vitit 2018, 30 lypsare kanë rënë ndesh me ligjin.

Ndaj tyre janë bërë edhe kallëzime penale në Prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat