Vdes ish-eprori i UÇK-së, Bislim Buja

Kosova

Vdes ish-eprori i UÇK-së, Bislim Buja

Më: 10 mars 2019 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 51-vjeçare ka vdekur ish-eprori i lartë i Zonës Operative të Nerodimes, Bislim Buja.

Familja Buja nga Komuna e Lipjanit njihet për kontributin e madh gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bislim Buja është vëllai i Lulzim Bujës, njërit prej njerëzve kryesorë që është përkujdesur për sigurinë e presidentit Hashim Thaçit që nga paslufta.

Image

Varrimi i të ndjerit Bislim Buja bëhet nesër në orën 12:00, në varrezat e fshatit Bujan të Lipjanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat