Për një vit, rreth 1000 nxënës në Kosovë e lanë shkollën

Kosova

Për një vit, rreth 1000 nxënës në Kosovë e lanë shkollën

Më: 10 mars 2019 Në ora: 22:00

Këto shifra flasin për vitin shkollor 2018/19. Në vitin 2017/18 ishin rreth 2000 nxënës që lanë shkollën.

Rreth 60 nxënës brenda një gjimnazi në Malishevë nuk janë kthyer në bankat e shkollës në gjysmëvjetorin e dytë.

Por ata nuk janë të vetmit që vendosën ta braktisin shkollën.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, Sivjet në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2018-2019 te të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, 996 nxënës kanë ndërprerë shkollimin, raporton T7.

Por ky s’është viti i vetëm që shkollat u braktisën nga nxënësit, të cilët zgjodhën të mos e përfundojnë shkollën fillore apo atë të mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat