Zyra e BE-së organizon ceremoni me rastin e hapjes së impiantit të ri

Kosova

Zyra e BE-së organizon ceremoni me rastin e hapjes së impiantit të ri

Më: 11 mars 2019 Në ora: 07:53
Zyra e BE-së

Zyra e BE-së në bashkëpunim me Agroproductin organizojnë sot ceremoninë hyrëse me rastin e hapjes së impiantit të ri, pjesë e projektit "Përmirësimi i industrisë së erëzave dhe frutave të malit".

Projekti në vlerë të  396,000 euro, nga të cilat 243,000 përbëjnë grantin e BE-së, ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe i kontribuon krijimit të vendeve të punës, si dhe gjenerimit të të hyrave në zonat rurale.

Hapja e impiantit të ri do të bëhet në fshatin Sinajë të komunës së Istogut, duke filluar nga ora 12.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat