Haradinaj: Demonstrata e 81-shit, epokë vendimtare në historinë e Kosovës

Kosova

Haradinaj: Demonstrata e 81-shit, epokë vendimtare në historinë e Kosovës

Më: 11 mars 2019 Në ora: 09:00
Demonstrata e 81-shit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar demonstratën e 11 marsit ’81, ka thënë se kjo demonstratë shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë.

“Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat