Limaj kujton demonstratat e vitit 1981

Kosova

Limaj kujton demonstratat e vitit 1981

Nga: BS Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:23
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zv/kryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar Demonstratat studentore të vitit 1981.

Limaj ka thënë se në Demonstratat e 11 marsit, mijëra studentë, profesorë universitarë dhe qytetarë zgjodhën rrugën dhe protestuan kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, por edhe duke kërkuar avancimin e statusit politik të Kosovës nga autonomia në Republikë.

“Demonstratat e 11 Marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti ishin një kthesë e madhe në përpjekjet e popullit shqiptarë për liri e pavarësi. Në këtë ditë në kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata protestues të cilët artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për Republikë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat