Lufta kundër terrorizmit, sfidë e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kosova

Lufta kundër terrorizmit, sfidë e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:16
Aleksander Lumezi dhe Judy Rising Reinke

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në kuadër të konferencës për Bashkëpunim Ndërkufitar kundër Krimit e cila po mbahet në Mal të Zi, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke.

Kryeprokurori Lumezi e njoftoi ambasadoren Reinke me zhvillimet në sistemin prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës, për rezultatet arritura në luftimin e terrorizmit, si dhe për nevojën e Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare si në Interpol dhe Europol.

Po ashtu, kryeprokurori i Shtetit e ka njoftuar ambasadoren amerikane edhe për bashkëpunimin e Kosovës me shtetet e rajonit dhe vendet tjera në parandalimin e rasteve të terrorizmit, duke theksuar se rreziqet bashkëkohore të drejtësisë dhe sigurisë nuk mund të zgjidhën nga një shtet i vetëm, pasi krimet me të cilat po ballafaqohemi i tejkalojnë kufijtë kombëtar duke paraqitur rrezik serioz për shtetet tona.

Ndërsa ambasadorja Reinke theksoi se kjo është një sfidë dhe detyrim i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe se ky takim duhet të kontribuoj në rritjen e komunikimit ndër-shtetëror, i cili, është shumë i rëndësishëm për luftimin e krimeve transnacionale.

Ndryshe, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me një delegacion të Prokurorisë së Shtetit po marrin pjesë në konferencën për Bashkëpunim Ndërkufitar kundër Krimit e cila është organizuar nga Prokuroria e Shtetit të Malit të Zi, dhe mbështetur nga Ambasada e ShBA-së në Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat