Vozitës kujdes me rripin e sigurisë, nga sot mund të gjobiteni!

Kosova

Vozitës kujdes me rripin e sigurisë, nga sot mund të gjobiteni!

Më: 12 mars 2019 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nga 1 Marsi ka lansuar fushatën vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”.

Fejzullah Mustafa, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ‘’ fillimisht sqaroi se fushata vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”, do të zgjatë gjatë tërë muajt mars.

“Një nga faktorët kyç për sigurinë në komunikacion është vendosja e rripit të sigurisë, vendosja e rripit është një kulturë. Sikur gjatë vozitjes të vendoseshin rripat e sigurisë, do të kishim shumë më pak viktima në komunikacion”, tha Mustafa.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka ndonjë statistikë sa për qind e vozitësve e përdorin rripin e sigurisë, por mund të thuhet se kjo përqindje është shumë e vogël.

“Ne duhet të dimë se në automjet nuk bartim armiq por familjar e miq, prandaj duhet kujdes dhe përmbajte rregullave të vozitjes. Prindërit duhet të kenë kujdes që fëmijët ti ulin në karrigen e mbrapse, në ulësen me rrip sigurie”, tha ai.

Mustafa edhe njëherë bëri apel te vozitësit, që të vënë rripin e sigurisë, njëherit bëri me dije se nga sot fillohet me shqiptimin e gjobave për vozitësit që nuk i respektojnë rregullat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat