AAC ofron siguri për operimet ajrore

Kosova

AAC ofron siguri për operimet ajrore

Më: 12 mars 2019 Në ora: 12:33
Aeroporti Adem Jashari

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se është duke monitoruar me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore ‘Ethiopian Airlines’ të datës 10 mars, në të cilin humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

“AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat