Sipërmarrësi amerikan mahnitet me projektet që njerëzit bëjnë në Kosovë

Kosova

Sipërmarrësi amerikan mahnitet me projektet që njerëzit bëjnë në Kosovë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 19:07
Michael Mint

Kryeshefi i MD2, Michael Mintz, ka ndarë tregimin e suksesit të tij me studentët e Kolegjit Riinvest, duke sjellë përvoja në menaxhimin e pronës dhe investimet në industrinë e pasurive të patundshme në SHBA.

Ai me këtë rast ka treguar se si ka hyrë në biznes dhe leksionet që ka fituar gjatë karrierës.

Mintz: Sa më gjatë të jeni në biznes, më shumë i suksesshëm do të jeni

“Një nga mësimet kryesore që kam mësuar është që t’i përmbahem asaj se çfarë jemi duke bërë, pasi që sa më gjatë që jeni brenda kësaj industrie dhe sa më gjatë që jeni në biznes, më shumë i suksesshëm natyrisht do të jeni për shkak të faktit se të gjithë do të fillojnë t’ju njohin, do ta dinë se jeni të përkushtuar ndaj tyre dhe do ta dinë se ofroni produkte të caktuara”, tha Mintz.

Mintz tha se pas takimeve që kishte verën e kaluar në Prishtinë, mendon të bëjë investime të ndryshme sa i përket patundshmërive. Sa i përket potencialit ekonomik të Kosovës dhe të rinjve, ai u shpreh i mahnitur me shkathtësitë e të rinjve për të prezantuar idetë e tyre.

Mintz: Jam i mahnitur me projektet që njerëzit janë duke bërë këtu

“Ne kemi pasur rastin të takohemi me zyrtarët e Qeverisë, por edhe të rinjtë që punojnë këtu, fitojnë para dhe janë të suksesshëm. Është e pabesueshme për të parë shkathtësitë, idetë dhe mbështetjen që marrin njerëzit nga qeveria dhe nga industria profitabile këtu. Ne kemi këtu Qendrën e Inovacioneve të Kosovës. Unë kam parë projektet që njerëzit duke bërë dhe jam i mahnitur”, tha ai.   

Mintz ka porositur të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, pasi beson se vendi do të ketë perspektivë për një zhvillim më të mirë ekonomik, rritje punësimi dhe më tepër investime të huaja.

Ai ka thënë se gjatë karrierës së tij është dashur të ketë kujdes në punën që po bën, në mënyrë që të dalë sa më i suksesshëm. Ndërsa, ka përmendur edhe diferencën e pagës ndërmjet meshkujve dhe femrave për të njëjtën punë që ata bëjnë.

Madje, ka dhënë një detaj interesant, duke thënë se në SHBA nëse nuk kërkoni për ngritje page nga shefi, nuk do ta keni atë asnjëherë, por për këtë ai tha se punonjësit duhet të ketë më tepër vetëbesim dhe të jenë efikas në punë për të sjellë rezultate, në mënyrë  të dëshmohen se e meritojnë një gjë të tillë.

Michael Mintz ka një rekord të dëshmuar për një dekadë në menaxhimin me sukses të ndërtesave përmes projekteve të mëdha kapitale dhe maksimizimin e vlerave të pasurive të paluajtshme.

Ai është një sipërmarrës i pasionuar dhe gjithmonë kërkon ide dhe strategji të reja për të përmirësuar përvojat e klientit.

Në rolin e tij si CEO i MD2, Minzt takohet me klientët për të gjetur zgjidhje krijuese dhe efektive për çdo çështje që mund të lindin. Ai është i përkushtuar për të ruajtur statusin e MD Squared Property Group si një nga menaxhimet kryesore të pronës së New York City dhe firmat e investimeve të pasurive të patundshme.

Ndryshe, kjo ngjarje është mundësuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat