Policia në kërkim të personit që kreu vrasjen në Gjakovë

Kosova

Policia në kërkim të personit që kreu vrasjen në Gjakovë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Fshati Marmull i Gjakovës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një vrasje që ka nddodhur pak orë më parë.

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Personi që ka mbetur i vrarë është i moshës 40 vjeçare, ndërsa i plagosuri është A.N, 56 vjeçar.

Zëdhënësja e Policisë Lirie Podriimja i ka thënë se ekipet policore janë ende në terren, dhe në kërkim të personit të dyshuar për vrasjen.

Policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin por i njejti është ende në arrati.

“Policia është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë në Gjakovë.

Personi i dyshuari që gjendet në arrati është A.ZH.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë,përmes një njoftimi ka thënë se  sonte në orët e mbrëmjes, pikërisht rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.

I dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar.

Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor.

I dyshuari është në kërkim dhe ende nuk është kapur nga ana e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat