Kosova ndalon hapësirën ajrore për tipet e këtyre aeroplanëve

Kosova

Kosova ndalon hapësirën ajrore për tipet e këtyre aeroplanëve

Më: 12 mars 2019 Në ora: 21:57
Ilustrim

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo ndalesë është bërë për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX. Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat