Kosova anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës

Kosova

Kosova anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:05
Foto

Procesi i anëtarësimit në këtë organizatë është udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkërendim dhe koordinim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Me këtë anëtarësim, Kosova fuqizon edhe më tutje subjektivitetin e saj ndërkombëtar, ndërsa përfitimet për vendin do të jetë të shumanshme në çështjet që ndërlidhen me veprimtarinë dhe mandatin e organizatës”.

“IUCN është organizata e vetme për mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar kështu, që çështja e ruajtjes së natyrës të ketë zërin e saj në nivelet më të larta të qeverisjes ndërkombëtare”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat