Podujeva së shpejti me kamera të sigurisë

Kosova

Podujeva së shpejti me kamera të sigurisë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 23:18
Ilustrim

Qyteti i Podujevës shumë shpejt do të furnizohet me kamera të sigurisë.

Komuna e cila drejtohet nga Agim Veliu i LDK-së, muajin e kaluar ka arritur të nënshkruajë kontratën me titullin “Furnizimi, montimi dhe sigurimi i sistemit menaxhues të kamerave në qytet”.

Kontrata është kurorëzuar me 22 shkurt me Grupin e Operatorëve Ekonomik: N.T.Sh “ARTECH”, “Trio TEK”, Sh.P.K dhe “Enteri” Sh.P.K.

Image

 

Vlera e kontratës në fjalë është 100.486,20 euro, dhe njëkohësisht bëhet e ditur se ka qenë tenderi me çmimin më të ulët.

Kohëzgjatja e kontratës është gjithsej 90 ditë.

 

Image

 

Kujtojmë faktin se tashmë janë disa komuna të Kosovës, që kanë të instaluar kamerat e sigurisë kjo për të rritur sigurinë dhe mbikëqyrjen e qytetarëve.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat