Nesër në Prishtinë dorëzohen 10 padi ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

Kosova

Nesër në Prishtinë dorëzohen 10 padi ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

Më: 14 mars 2019 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit me seli në Gjakovë, nesër do t’i dorëzojë dhjetë (10) padi në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Në këto dhjetë padi bëhet fjalë për vrasje, kidnapime, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë.

“Iu njoftojmë se nesër me datë 15 mars 2019, Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, nesër do të dorëzojë kontingjentin e dhjetë (10) padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune, ndaj krimineleve serbë të dyshuar për krime lufte”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

Dorëzimi i padive do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë në orën 13:00.

“Ky kontingjent do të dorëzohet me 10 padi për vrasje, kidnapime, plaçkitje dhe djegie të pasurive. Dorëzimi i padive  do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 13:00”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat