Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare, përdoren për nevoja private

Kosova

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare, përdoren për nevoja private

Më: 14 mars 2019 Në ora: 18:06
Vetura zyrtare

Në Kosovë po vazhdojnë të keqpërdoren veturat zyrtare për nevoja private.

Jo rrallë herë  nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi të veturave zyrtare të cilat shfrytëzohen privatisht, pa ndonjë nevojë nga institucionet.

Madje, shpesh herë zyrtarët ato i kishin shfrytëzuar edhe për udhëtime private jashtë vendit.

Një rast i njëjtë është evidentuar edhe sonte.

Lexuesit kanë dërguar fotografi, ku shihen veturat me targa zyrtare të parkuara para oborrit të shtëpive private.

Kjo edhe pas përfundimit të orarit zyrtar të punës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat