Diskutohet për rritjen e buxhetit në kategorinë e subvencionimit

Kosova

Diskutohet për rritjen e buxhetit në kategorinë e subvencionimit

Më: 14 mars 2019 Në ora: 19:09
Pamje nga takimi

Nënkryetari i Obiliqit, Ibush Mjekiqi gjatë një takimi informues me drejtuesit e klubeve, OJQ-ve, përfaqësues të ansamblit dhe drejtorin e Teatrit amator të komunës, biseduan për rritjen e madhe të buxhetit në kategorinë e subvencionimit, ku përfitues do të jenë të gjithë ata që kontribuojnë në sfera të ndryshme kulturore dhe sportive në Obiliq.

Në takim u tha se sektori për kulturë, rini e sport në vitin 2014 kishte filluar me vetëm shtatë mijë euro buxhet përkrahës i këtyre kategorive, por puna dhe mbështetja e kryetarit Xhafer Gashi dhe qeverisë që ai drejton tani e pesë vjet, ishte shtylla kryesore e kultivimit dhe ruajtjes së traditës.

“Sot ky mund u shpërblye dhe tani buxheti për këto fusha është 90 mijë vetëm në subvencionim pa përfshirë projektet në infrastrukturën sportive, kulturore dhe atë të trashëgimisë që janë prezantuar në kornizën buxhetore të vitit 2019”, njofton Zyra e informacionit pranë Komunës së Obiliqit.

Ndryshe, me këtë rast nënkryetari Mjekiqi dhe drejtuesja e Qendrës Rinore Zelushe Kelmendi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për përkrahje në fushën e rinisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat