Thaçi për taksën: Pak është kjo çka meriton Serbia

Kosova

Thaçi për taksën: Pak është kjo çka meriton Serbia

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:20
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi duke folur për propozimet e Kadri Veselit dhe Enver Hoxhajt për fuqizimin e taksës ndaj Serbisë, ka thënë se ka dëgjuar me vëmendje argumentet e tyre dhe e ka konsideruar si vendim të drejtë në fillim. Megjithatë, Thaçi thotë se më vonë situate ka ndryshuar dhe duhet të dëgjohen këshillat e miqve ndërkombëtarë.

Sipas Presidentit, masa 100% është pak nga ajo që meriton Serbia.

‘’Unë kam diskutu. E kanë argumentu. Kam diskutu edhe  me propozimin e dytë të Kadri Veselit kalimin e taksës  nga 10 në 100%. Ata kanë pasur arsyet e veta dhe unë mendoj se ka qenë vendim i drejtë. Pak është cka  e meriton Serbia me vepru. Zhvillimet e mëvoshme, mendoj që duhet të tregohet kreativitet në këshillat e miqve tanë që të marrim barrë të përgjegjësië për dicka që mund të jetë e përkohshme. T’i hapet rrugë. Nuk është mirë për Kosovën të lazdrohet aq herët dhe të injorojë këshillat e miqve tanë. Unë do t’i kisha respektu këshillat, por respektoj edhe këmbëngulësinë e partnerëve të koalicionit’’, ka thënë Thaçi sonte në Zona B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat