Detaje të reja nga përleshja në Klinë, katër persona të plagosur

Kosova

Detaje të reja nga përleshja në Klinë, katër persona të plagosur

Më: 15 mars 2019 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.

Media ka mësuar se te plagosurit janë nga komuna e Gjakovës. Mësohet se përleshja ka ndodhur në lokalin “Dyner Vali”

 Sipas burimeve, dyshohet se njërit person i është kepur veshi dhe një tjetrit gishti.

 Në Policinë e Kosovës kanë thënë se janë duke mbledhur informata nga hetuesit lidhur me incidentin, duke treguar se për momentin nuk mund të japin detaje.

Kurse, dëshmitar në vendin e ngjarjes kanë treguar se nga kjo përleshje të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim te mëtutjeshëm, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.

***

Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një local në qytetin e Klinës.

Disa persona janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim.

Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat