SBASHK-u këmbëngul: Orët e humbura nuk zëvendësohen pa marrë vendim gjykata

Kosova

SBASHK-u këmbëngul: Orët e humbura nuk zëvendësohen pa marrë vendim gjykata

Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:46
Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë se orët e humbura mësimore nuk do të zëvendësohen siç ka thënë Ministria e Arsimit, pa vendosur ndryshe gjykata.

Ymeri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë edhe në bazë të kontratave të punës që kanë që kanë nënshkruar secili mësimdhënës, parashikohet mbajtja e mësimit pesë ditë në javë.

“Në kontratë thuhet se ky orar mund të ndryshojë vetëm me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. Po ashtu në kontratën e punës që kanë nënshkruar mësimdhënësit, mësimdhënësit obligohen të mbajnë vetëm 20 orë mësimore në javë”, tha ai.

Menaxheri për financa në SBASHK ka thënë se masa ndaj mësimdhënësve nuk mund të merr askush pasi ata i janë përgjigjur ftesës së sindikatës së tyre.

“Ministria e Arsimit nuk ka qenë e gatshme ta zgjidhë problemin më herët dhe të mos humbin aq shumë orë. Nuk mundet askush me vendim të obligohet për zëvendësimin e orëve sepse ajo është çështje e vullnetit të mirë të arsimtarëve nëse duanë zëvendësim të orëve”.

“…Ministri këmbënguli se vendimi nuk do të tërhiqet, por edhe vendimi i SBASHK-ut mbetet në fuqi për mos zëvendësimin e orëve deri në një vendim të gjykatës”, tha ndër të tjera Ymer Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat