Fundjava me mot të ngrohtë dhe me diell

Kosova

Fundjava me mot të ngrohtë dhe me diell

Më: 16 mars 2019 Në ora: 07:33
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot me diell dhe pjesërisht të vranët në disa zona gjatë ditës së sotme në vendin tonë.

Temperaturat do të shënojnë ngritje në të dy vlerat ekstreme krahasuar me një ditë më parë, duke paralajmëruar një fundjavë me mot të ngrohtë dhe me diell.

Për sot minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.

Për nesër, do të ketë rritje të temperaturave që do të lëvizin nga 3 minimalja e deri në 20 gradë celsius maksimalja.

Megjithatë, nga mesi i javës së ardhshme priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.

Era do të vazhdojë të mbajë drejtimin e veriut dhe jugperëndimit, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 6m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat