2000 nxënës shfaqin njohuritë e tyre në gjuhën angleze

Kosova

2000 nxënës shfaqin njohuritë e tyre në gjuhën angleze

Më: 16 mars 2019 Në ora: 07:43
Ilustrim

Sot mbi 2000 nxënës garojnë për dije nga 20 komunat e Kosovës në garën e dhjetë në gjuhën angleze në nivel të Kosovës.

“Kolegji Mehmet Akif” në kuadër të institucioneve arsimore “Gulistan”, organizon edicionin e dhjetë me radhë gara në gjuhën angleze në nivel kombëtar.

Gara fillon nga ora 10:00 dhe do të mbahet në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga komunat përkatëse testi i kësaj gare tashmë tradicionale, e përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Drejtoritë komunale të Arsimit.

Gara në gjuhën angleze sfidon dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga klasat e 8-ta dhe të 9-ta nga 20 komuna të Kosovës.

Në këtë garë i jepet mundësia që çdo nxënësi nga klasat e 8-ta dhe të 9-ta të garojë, të zhvillojë mënyrën e të kuptuarit, arsyetuarit dhe logjikuarit të tij dhe të zbulojë talentin e vet.

Për komunën e Prishtinës testi i garës mbahet në ora 10:00 në shkollën International School of Prishtina, në lagjen “Marigona Rezidencë”.

Kurse ceremonia e ndarjes së shpërblimeve mbahet më 23.03.2019, në ora 11:00 në Kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat