Apeli i policisë pas aksidenteve të sotme

Kosova

Apeli i policisë pas aksidenteve të sotme

Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:52
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 12:30, gjatë ditës së sotme.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Suharekë – Shtimje, ne vendin e quajtur te Giri komuna e Suharekë. Në aksident ishin të përfshira një veturë, një kamion dhe një kamionët, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ne vendin e ngjarjës kanë ndërruar jetë shoferi i veturës Q.H 1996,dhe dy pasagjeri e automjetit L.R.,1998 dhe J.T 1999, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe (një) pasagjere që ka qenë në kamion.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i veturës i cili hynë ne tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plot dhe kthesë) dhe ne mënyrë frontalë goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasojë shkakton aksident trafiku me fatalitet.

Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Me urdhër te prokurorit te shteti vozitësi i kamionit ndalohet për 48 ore. Policia e Kosovës edhe një herë KERKON dhe APELON tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te kenë kujdes, te respektojnë rregullat e trafikut, te përqendrohen në ngasje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat