35 vjeçari në Suharekë dyshohet se u vra nga plaçkitësit

Kosova

35 vjeçari në Suharekë dyshohet se u vra nga plaçkitësit

Më: 17 mars 2019 Në ora: 13:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Personi i cili u gjet pa shenja jete në një kazino të Suharekës dyshohet se është vrarë nga plaçkitësit.

Emri i viktimës është J.A., i cili është i moshës 35 vjeçare.

Gjatë plaçkitjes personat e dyshuar i kanë marrë me vete edhe kamerat e vëzhgimit.

Dyshohet se grabitja është kryer sot rreth orës 9:00 të mëngjesit.

Autoritetet e sigurisë e kanë dërguar trupin e pajetë të viktimës për në obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat