Detaje të reja, polici luajti dy orë në kazinon në Suharekë para se ta kryente vrasjen

Kosova

Detaje të reja, polici luajti dy orë në kazinon në Suharekë para se ta kryente vrasjen

Më: 17 mars 2019 Në ora: 15:45
Pamje nga konferenca

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen që ka ndodhur sot në një kazino në Suharekë.

Nexhmi Krasniqi nga policia e Prizrenit ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një rreshter policor.

Ndërkaq që ka bërë të ditur se motivet e vrasjes ende nuk dihen, Krasniqi ka thënë se rreshteri i cili dyshohet se ka kryer vrasjen ka qenë në kazino që nga ora 03:00 e deri në orën 05:00.

“Motivet e vrasjes nuk dihen ndërkaq që ajo që dihet është se ai ka qenë vetë duke luajtur në kazino që nga ora 03:00 deri në orën 05:00”, ka thënë ai.

Inicialet e të dyshuarit janë SH.S.

Këto detaje janë dhënë nga Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat