Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve reagon për kushtet që mbahen qentë në Harilaq

Kosova

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve reagon për kushtet që mbahen qentë në Harilaq

Më: 17 mars 2019 Në ora: 16:05
Qentë në Harilaq

Fondacioni për të drejtat e Kafshëve ka reaguar në lidhje me kushtet në të cilat mbahen kafshët në Qendrën për Trajtim të Kafshëve në Harilaq.

Sipas Fondacionit edhe pse Qendra në Harilaq është e kontraktuar nga komuna për kastrim dhe sterilizim të qenve ajo bën eksperimente me ta dhe nuk i bëhet vonë që veterinerët që punojnë në kastrim/sterelizim bëjnë një punë shumë jo-profesionale.

Fondacioni për të drejtat e kafshëve gjatë  një vizite që i ka bërë Qendrës ka listuar disa nga shkeljet ligjore.

Image

Sipas tyre çdo qen operohej me të njëjta pajisje kirurgjike.

“ Veterinerët dhe ‘praktikantët jashtëligjor’ aty nuk kishin as doreza sterile dhe rroba të duhura siç e kërkon profesioni i veterinarisë”, thuhet në reagim.

Sipas fotografive mund të shihen fëmijë të  fëmijë të moshës së shkollës së mesme që kanë marrë pjesë dhe duke ekzekutuar operacionet e që bie ndesh me ligjin e veterinarisë nr. 2004/21 dhe ligjit të përkujdesit ndaj kafshëve nr. 02/L-10 dhe udhëzimin administrativ 04/2017.

Image

“Qentë, nuk janë subjekte eksperimentale për fëmijë dhe as për veterinerët e punësuar aty, që njëkohësisht janë edhe mësimdhënës të shkollës së mesme profesionale të bujqësisë ‘Abdyl Frashëri’, në Prishtinë”, thuhet në reagim.

Sipas anëtarëve të Fondacionit qentë barteshin nga lokacion në tjetrin dhe po ashtu gjatë operacionit pa asnjë lloj kujdesi, duke u trajtuar si gjësend e jo qenie e gjallë (edhe pse nën anestezion).

4. Edhe pse hapësirë të mjaftueshme në qendër, pronarët e qendrës nuk kishin edhe një tavolinë shtesë për përgatitjet para operacionale. Sic shihet në foto, gëzofi i qenit u ruajke në tokë në një mënyrë aq jo profesionale. Shikoni se si mësimdhënësit i mësojnë nxënësit e tyre të punojnë: duke bërë punë që nuk iu takon me ligj dhe duke bërë një punë jashtë çdo rregulli ligjor dhe të mjekësisë veterinare.

5. Sipas veterinerëve të punësuar në QTK, qentë mbaheshin në qendër për 2 javë pas operacionit.

Në udhëzimin administrativ 04/2017, qentë duhet të mbahen më së largu 5 ditë nga dita e operacionit. Kafsha duhet të mbahet më shumë, nëse pas operacionit ka dhimbje apo nuk shërohet menjëherë.  Ne tani kuptojmë mirë arsyejen që mbahen qentë kaq gjatë aty, sepse ashtu me vrullë të kapjes dhe të operacionit aspak delikat, nuk çuditemi edhe nëse qentë nuk shërohen nga dhimbjet për 14 ditë.

6. Operimet bëheshin shumë shpejtë nga ana e nxënësve të shkollës së mesme. Veterinerët ekspertë nga bota, konfirmojnë që një operim i mirëfilltë tek qentë meshkuj zgjatë rreth 15-20 minuta, kurse qenve femra, 35-45 minuta. Nuk e kemi të qartë se si në Kosovë, qentë bëhen operacion për 5 minuta? Edhe atë nga një nxënës i shkollës së mesme? I vetmi shpjegim i arsyeshëm nga veterinarë tjerë profesionist që i kemi konsultuar, ka qenë se nuk është bërë kastrimi i mirëfilltë dhe pasojat e trajtimit të vrullshëm të qenve në atë mënyrë, mund të kenë pasoja për qentë më pas. Siç shihet në foto, qentë po pësojnë shumë vuajtje dhe rrezikohen të vdesin pak jave pas kastrimit apo sterelizimit.

7. Njëri nga veterinerët aty, bënte shaka me abuzimin ndaj kafshëve, gjë që ishte mjaft brengosese. Kur i kemi pyetur fëmijët e pranishëm se a e pëlqejnë me të vërtetë këtë profesion dhe kafshët, veterinari që ishte edhe mësimdhënësi i tyre, pa i lënë nxënësit të përgjigjen, bënte shaka që: “Veç s’po ia gjejmë kokën, qe me ia futë një shpullë (do të thotë qenit)”. Ne jemi të bindur se gjestet dhe sjelljet e tilla nuk duhet të jenë të pranueshme në asnjë ambient dhe sidomos ku ka edhe praktikantë të mjekësisë, veterinare apo njerëzore. Kështu ua mësojnë etikën e punës së mjekësisë veterinare fëmijëve dhe studentëve.

Nga Fondacioni  njoftojnë se i kanë njoftuar zyrtarët e komunës së Prishtinës por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë.

Zyrtarët e kanë njoftuar për këto parregullsi edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, por që as ata  nuk vepruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat