Ismaili: Po i vëmë bazat e operimeve në zemër për fëmijët edhe në QKUK

Kosova

Ismaili: Po i vëmë bazat e operimeve në zemër për fëmijët edhe në QKUK

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:19
Ismaili ka thënë se po vihen bazat e kardiokirurgjisë peditarike në QKUK

Kardiokirurgë nga Italia po qëndrojnë këto ditë në Prishtinë dhe, bashkë me kardiokirurgë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po operojnë fëmijët me probleme në zemër.

Për këtë, ministri i shëndetësisë Uran Ismaili, ka thënë se po vihen bazat e kardiokirurgjisë peditarike në QKUK.

Sipas tij, ngritja profesionale e stafit të Kardiokirurgjisë do të mundësojë që edhe në Kosovë të nisin të bëhen operacione komplekse në zemër te fëmijët.

“Po i vëmë bazat edhe të kardiokirurgjisë pediatrike në QKUK. Për këtë po na ndihmon edhe ekipi i kardiokirurgëve nga Italia. Ata këtyre ditëve po qëndrojnë në Kosovë, me ç’rast po operojnë fëmijët me ndërlikime në zemër. Ngritja profesionale e stafit të Kardiokirurgjisë do të na mundësojë që edhe te ne të nisin të bëhen operacione komplekse në zemër te fëmijët.”, ka shkruar Ismaili

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat