Kosova qëndron mirë sa i takon qasjes në ujë të pijshëm

Kosova

Kosova qëndron mirë sa i takon qasjes në ujë të pijshëm

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Mbi 90 për qind e banorëve të Kosovës janë të përfshirë në sistemit e ujësjellësit, por sfidë mbetet trajtimi i ujërave të zeza dhe pengimi i humbjeve të ujit.

Kështu u tha tryezën e organizuar në Gjakovë me rastin e Ditës Botërore të Ujit, ku temë diskutimi ishte kujdesi ndaj ujit.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh i bindur se në vitin 2019 do e zgjedhin problemin e ujit të pijshëm edhe në me shumë se 30 fshatra të Gjakovës.

Gjini: Këtë vit do të zgjidhen problemet e ujit të pijes

"Jam më së i bindur se këtë vit do i zgjidhim edhe problemet me ujë të pijes siç e tha edhe drejtori në më se 30 fshatra të Rekës së Keqe dhe pak fshatra që na kanë mbetur në Rekë të Mirë dhe kyçja përfundimtare e rrjetit vetëm ka shkuar. Tregohet një kulturë në të gjitha aspektet kur ne arrijmë me u kujdes për burimet tona, prandaj duhet të kemi kujdes dhe jo vetëm me u mburrë në këso ditë të shënuara", tha Gjini.

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujërave "Gjakova", Ismet Ahmeti tha se janë duke punuar për të siguruar cilësi dhe ujë të pijshëm 24 orë për të gjithë banorët e këtij regjioni.

Ahmeti: Deri në mes të tetorit furnizojmë me ujë të gjithë konsumatorët

"Kah mesi i tetorit do t’i furnizojmë me ujë të pijshëm të gjithë këta konsumatorë dhe konsumatorët aktual që janë me ujë sa më cilësor dhe ujë 24 orë... Jemi duke punuar edhe në burime të ndryshme që do mundohemi me inxhinierët tanë që sot e ruajmë ujin dhe do të sigurojmë ujë për të ardhmen për këta qytetarë tanë", tha ai.

Afrim Lajqi nga Këshilli Ndërministror i Qeverisë së Kosovës, tha se mbi 90 për qind e popullatës në Kosovë janë të kyçur në sistemin e ujësjellësit, por që problem mbetet sasia e madhe e ujit që humbë për shkak të mos izolimit të mirë.

Ai tha se sfidë mbetet menaxhimi i ujërave të zeza pasi që Kosova vetëm sa ka hyrë në fazën punuese në këtë fushë.

Lajçi: Kosova qëndron relativisht mirë sa i përket qasjes në ujë të pijshëm

"Ne si Kosovë qëndrojmë relativisht mirë sa i përket qasjes në ujë të pijshëm në sisteme të ujësjellësit aktualit i kemi mbi 92 për qind dhe në këtë kontekst Gjakova me projektet që pritet të përfundojnë sivjet mbulueshmëria praktikisht do jetë 100 për qind...Një sfidë tjetër është edhe humbjet e ujit që rreth 53 për qind edhe në këtë aspekt kompania rajonale e Gjakovës qëndron më mirë, por kompanitë tjera rajonale duhet të punojnë më shumë në izolim... Këshilli ndërministror ka hartuar strategjinë ndaj kompanive që secili po monitorohet dhe po mbështetet dhe unë po shpresoj se do kemi një përmirësim në 5 vitet e ardhshme për humbje të ujit dhe t'i zbresim humbjen në rreth 50 për qind së paku", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat