Pamje nga operacioni i Policisë “Masazhi 2019”, mbyllen 22 lokale

Kosova

Pamje nga operacioni i Policisë “Masazhi 2019”, mbyllen 22 lokale

Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka organizuar një plan operativ për inspektimin e lokaleve, salloneve të masazheve në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës “Masazhi 2019”, me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit.

Gjatë periudhës shkurt-mars janë inspektuar gjithsej 48 lokale dhe janë legjitimuar 211 punëtorë, ku janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18-vjeçare.

Në dy raste të ndara ka rezultuar edhe me veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe  ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’, ku janë arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar  8 femra dhe 1 mashkull shqiptar.

Me vendim të inspektoratit kompetent janë mbyllur 22 lokale. Në vitin 2019  DHTQNJ-ja ka identifikuar 3 raste të ‘mundësimit në prostitucion’ si arrestimin e gjithsej 11 personave të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat