Dogana konfiskon mallra të kontrabanduara

Kosova

Dogana konfiskon mallra të kontrabanduara

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:08
Foto

“Në vijim të një hetimi sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë ka ndërmarre një operacion kontrolli bazuar në urdhëresën e Gjykatës së Prizrenit ne 32 lokacione te ndryshme të vendit. Në kuadër të operacionit do të procedohen për ndalim sipas urdhrit të Prokurorit pesë persona të dyshimtë, ndërsa që operacioni ka rezultuar me gjetjen e dobive pasurore dhe provave të konsiderueshme si në vijim”, ka njoftuar Dogana.

“Filtër për duhan rreth 2 milionë cope, Arme të zjarrit pa leje: 5 copë, duhan i grire rreth 1500 kg, makina për mbushje te filtrave me duhan 237 copë, Makina grirëse për duhan 2 copë, letër mbështjellëse të duhanit 500 copë, ambalazhe kartoni për duhan 1200 paketime, 2 automjete”.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat