Rritet interesimi i grave për fushën e teknologjisë

Kosova

Rritet interesimi i grave për fushën e teknologjisë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:35
Foto

Në këtë diskutim u fol rreth projekteve regjionale dhe atyre në Ballkan si dhe rreth punësimit të grave në fushën e teknologjisë.

Nita Zogiani nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore tha se vetëm 20 për qind e grave janë të punësuara dhe sipas saj këto statistika janë shqetësuese.

“Kjo është iniciativë rajonale ku marrin pjesë 600 shtete. Këtu bëhet thirrje për përfshirjen e grave në vendimmarrje, dialog dhe punësim. Në vitin 2018 kemi qenë të fokusuar në punësimin e grave dhe të rinjve duke e parë qe statistikat janë shumë të këqija dhe vetëm 20% e grave janë të punësuara”, tha ajo.

Drejtoresha ekzekutive e STIKK, Vjollca Çavolli, tha se në Kosovë mungon shkathtësia e të rinjve duke përmendur cilësinë e dobët në universitetet publike dhe ato private.

“Shteti gjerman kërkon 50 mijë studentë brenda vitit, ne nuk mundemi t’i dërgojmë as 100 dhe kjo është mungesa e shkathtësive. Nëse e shohim universitetin publik e shihni se për ndërrimin e kurrikulës, duhen 3 vjet çka do të thotë se deri të hynë në fuqi ajo kurrikulë vjetërsohet. Nuk jemi të kënaqur as me  universitetet private, ata kërkojnë me pas sa më shumë studentë dhe fitime”, u shpreh ajo.

Drejtori ekzekutiv i “Venture UP”, Fis Malësori, tha se ka interesim shumë të madh të grave për aplikime në trajnime në fushën e teknologjisë.

“Gratë e reja dhe të rinjtë, që jemi befasuar se kur hapim thirrje për trajnime ka numër shumë të madh. Prej 20 ulëseve aplikojnë 200 dhe në këto aplikime mbi 70 janë gra të reja . Jemi befasuar për të mirë që ka kërkesë shumë më të madhe”, tha ai, raporton EO.

Drejtoresha ekzekutive e “Open Data Kosova”, Blerta Thaçi, tha se fusha e teknologjisë ofron punë ë mjaftueshme.

“Kjo industri, pra IT-ja në Kosovë më të vërtetë është aq e mjaftueshme sa krejt Kosova munden me gjet punë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat