Prokuroria ia tërheqë vërejtjen Ramiz Lladrovcit për deklarata të pamatura

Kosova

Prokuroria ia tërheqë vërejtjen Ramiz Lladrovcit për deklarata të pamatura

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:11
Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci para disa ditësh ka folur në detaje rreth rastit të keqpërdorimit të një 16-vjeçareje, ku të akuzuar janë tre persona; një pjesëtar i Policisë së Kosovës, një mësimdhënës  dhe një avokat. Ndonëse organet e drejtësisë nuk kanë informacione për ndonjë të dyshuar tjetër, Lladrovci thotë se edhe mësimdhënës të tjerë janë të implikuar në këtë rast. Media ka marrë versionin e Prokurorisë dhe të një njohësi të çështjeve juridike rreth deklaratës së kryetarit të Drenasit.

Lladrovci nuk beson që është shumë i vërtetë lajmi që një mësimdhënës ka keqpërdorur me vajzën 16-vjeçare. Si shkak, ai përmendi se mësimdhënësi në fjalë i ka dhënë asaj mësim vetëm një orë prej 45 minutave.  E për këtë, i pari i Drenasit tha se kanë informacione se në këtë rast janë të përfshirë edhe mësimdhënës tjerë.

“Ne prapë dje, sepse qarkullojnë informacione që ka edhe njerëz tjerë të implikuar të abuzimit seksual me vajzën dhe ka informacione që ka edhe mësimdhënës tjerë. Ne i kemi shkruar prokurorit, ju lutem në rast se jeni duke kryer hetime ndaj një mësimdhënësi tjetër, na informoni që t’i ndërmarrim masat që imazhi i shkollave tona të mos luhatet dhe t’i marrim masat karshi ligjit”, tha Lladrovci.

Media ka kontaktuar zëvendëskryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berishën. Ai thotë se hetuesia e ka punën e vetë, ndërkohë nëse kryetari i komunës ka informacione dhe fakte shtesë, duhet të drejtohet tek Prokuroria.

Berisha thekson se Lladrovci mund të flasë veç për dukuritë negative në komunën e tij.

‘’Ai është kryetar i komunës dhe ka interesim ndoshta me fol diçka por hetuesia e ka punën e vetë dhe unë e di që gjitha rastet janë të evidentuara edhe tek Prokurori. Kështu që ai mundet ato masat disciplinore me i marr nëse e di që është dikush. Na kemi komuniku edhe me të. Ai nëse ka elemente dhe prova, mundet me i drejtu në Prokurori dhe me bë denoncimin. Ai si kryetar komune ka mujt me fol rreth dukurive në komunën e tij që janë. Përndryshe nuk e di sa ka të drejt. Por edhe di që në drejtori të Arsimit i kanë marrë disa veprime, apo disa masa discliplinore, ka thënë zv’kryeprokurori.

Për të parë nëse deklaratat e Lladrovcit janë në përputhje me të drejtën ligjore, media ka marrë edhe mendimin e një njohësi të çështjeve juridike.

Kujtim Kerveshi sqaron se në këtë rast, Ramiz Lladrovci duhet të ftohet në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria dhe të ndihmojë rastin me informacionet që mund t’i ketë.

‘’Deklarimi i tillë duhet të sherbej si bazë për organet e ndjekjes që deklaruesin të ftojnë në intervistim në cilësinë e dëshmitarit, nëse i njejti mund të ofroj informacione më të sakta se ato që i ka thënë në public, e që të njëjtat mund të ndihmojnë rastin’’, ka thënë Kerveshi për Periskopin.

Rasti i 16-vjeçares në Drenas, i cili u zbulua në media para një muaji, kishte tronditur opinionin publik. Zyrtari policor, Vesel Veseli dhe profesori Shkelzen Xhetaj, të dyshuar për keqpërdorim seksual po mbahen në paraburgim, ndërsa  avokati Gazmend Halilaj, i përfshirë në rast, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Rasti i keqpërdorimit seksual të 16-vjeçares nga Drenasi, A.G., kishte filluar në qershor të vitit 2016. Atë kohë nxënësja kishte kryer marrëdhënie seksuale me profesorin e dyshuar, Shkelzen Xhekajn i cili jepte mësim në shkollën e të miturës. Ata ishin edhe fqinjë. Të dy këta jetonin në fshatin Poklek në Komunën e Drenasit dhe ishin njohur mes vete edhe familjarisht, edhe para se vajza të shkonte në shkollë të mesme.

Sipas deklaratës që kishte dhënë ajo në Polici, dy herë, kur kishte munguar arsimtarja e cila jepte lëndën e njëjtë me Xhekajn, Shkelzeni e kishte zëvendësuar atë dhe kështu kishte ligjëruar në klasën e A.G. Fillimisht, të dy këta, e mitura dhe arsimtari, kishin filluar komunikimin përmes Facebook-ut, e më pas, edhe kishin pirë kafe në fshat.

Siç kishte deklaruar e mitura në polici, zakonisht të dy takoheshin në orën 13:00, e pas një kohe që të dy vazhduan të takoheshin së bashku, kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Pas raportimit të saj në Polici ajo kishte menduar se do të përfundojnë torturat ndaj saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi Vesel Veseli nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të.

Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Për këtë shkak, ishin mbajtur edhe protesta në qytetet kryesore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat