Rama: Beteja e Gllogjanit është shembull unik i taktikave të suksesshme guerile

Kosova

Rama: Beteja e Gllogjanit është shembull unik i taktikave të suksesshme guerile

Më: 24 mars 2019 Në ora: 13:39
Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, FSK, Rrahman Rama

Në Gllogjan sot është duke u mbajt manifestimi i Epopesë së Dukagjinit, për nder të 21-vjetorit të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan të Deçanit.

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, FSK, Rrahman Rama, gjatë fjalimit të tij tha se sot 21 vite më herët ka filluar kushtrimi i lirisë në Dukagjin.

“Sot 21 vite më herët më 24 Mars të viti 1998 nis kushtrimi i lirisë në Dukagjin saktësisht një vit para bombardimeve të NATO-s, nisi Epopeja e Dukagjinit, nisi kushtrimi i lirisë i luftës së Ushtrisë Çlirimtare në Dukagjin. Kjo betejë ndodhi në momentin kritik kur duhet të ruhej vazhdimësia e UÇK-së në fillet e sa vendimtare”.

“Pas betejës së Prekazit dhe sprovës legjendare të familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari, 19 ditë pas sprova e radhës është Gllogjani mbi kullën madhështore të Haradinajve dhe anëtarëve të saj.

“Trimëria, vendosmëria për luftë deri në vdekje për liri si dhe atdhedashuria e pashembullt e familjes Haradinaj bashkë me luftëtarët e tjerë të Dukagjinit e bënë që fitorja të jetë madhështore”, tha Rama.

Rama tha që kjo betejë bënë që Kosova sot të konsolidohet si shtet.

“Në pozicionin e ushtarakut konsideroj se kjo betejë dhe kreatorët fitimtarë të saj përveç vlerave të jashtëzakonshme luftarake ka edhe vlerë të jashtëzakonshëm si shembull unik i operacioneve mbrojtëse taktike të forcave njësi të vogla, për kurrikulën e doktrinave operacionale moderne dhe ushtarake”.

“Si dhe shembull unik i taktikave të suksesshëm guerile në historinë e luftërave bëri që Kosova të konsolidohet si shtet”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat