Haradinaj falënderon qytetarët që bënë homazhe në Gllogjan

Kosova

Haradinaj falënderon qytetarët që bënë homazhe në Gllogjan

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2019 Në ora: 08:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që i nderuan me pjesëmarrje në shënimin e 21 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe që bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

“Në emër të familjes Haradinaj, falënderoj të gjithë ata, që na nderuan me pjesëmarrje në shënimin e 21-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe që ishin për homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Mirënjohës Këshillit Organizativ, që e organizuan këtë ngjarje dhe të gjithë ata që ndihmuan për mbarëvajtjen e saj”, shkruan Haradinaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat