LDK përkujton deputetin Alimusaj

Kosova

LDK përkujton deputetin Alimusaj

Më: 25 mars 2019 Në ora: 09:12
Isa Mustafa thotë se ai intelektual dhe veprimtar i palodhshëm.

Në 9 vjetorin e vdekjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, anëtarit të kryesisë qendrore të LDK-së, Nimon Alimusaj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se ai intelektual dhe veprimtar i palodhshëm.

Shkrimin i plotë i Mustafës:

 “Sot, përkujtojmë me respekt të veçantë jetën dhe veprën e atdhetarit të Kosovës, Nimon Alimusaj.

Nimon Alimusaj ishte intelektual dhe veprimtar i palodhshëm me vendosmëri të pafund, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për jetësimin e lirisë dhe pavarësisë të Kosovës.

Nimoni me gjithë qenien e tij iu përkushtua dhe bashkangjit lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë përkrah Anton Qetës e shumë burrave të tjerë.

Ai ishte deputet shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend.

Nimoni kishte virtyte të larta njerëzore e kombëtare, prandaj vepra e tij do të kujtohet përherë me nderime të larta nga e gjithë anëtarësia e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat