Dokumentet në Arkivin e Kosovës në rrezik

Kosova

Dokumentet në Arkivin e Kosovës në rrezik

Më: 25 mars 2019 Në ora: 11:05
Për të parë nga afër punën që bëhet në këtë institucion kishin ardhur student e nxënës.

Me rastin e 68 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës është hapur Java e Arkivit të Kosovës. Për të parë nga afër punën që bëhet në këtë institucion kishin ardhur student e nxënës.

Ramë Manaj kryeshefi ekzektuiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës tha se  gjatë kësaj jave të gjithë të interesuarit mund ta shohin nga afër punën qe e bënë Arkivi i Kosovës.

Ai tha se në këtë institucion ruhen mbi 8 mijë lëndë arkivore që datojnë që nga Lufta e Parë Botërore. Manaj tha se kjo sasi nuk është edhe aq e madhe por kushtet që punohet nuk ofrojnë mundësi për arkivim më të madh të dokumenteve.

Zije Shala nga Departamenti i Depos u shpreh se mungesa e klimatizimit në depo po i rrezikon dokumentet e ruajtura aty.

Për herë të parë sot po e vizitonte Arkivin e Kosovës, nxënësja Jona Abazi nga shkolla "Meto Bajraktari", e cila tha se nga ajo çka sot kanë dëgjuar kanë mësuar se shumë dokumente historike që ruhen në këtë institucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat