Malisheva shprehet e gatshme t’i pres investitorët gjermanë

Kosova

Malisheva shprehet e gatshme t’i pres investitorët gjermanë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 11:31
Pamje nga takimi

Pasi komuna e Malishevës u bë me Zonë Ekonomike, interesimi i investitorëve të huaj për të investuar ka filluar të rritet.

Një interesim të tillë ka shprehur edhe investitori gjerman Patrik Jung, në bashkëpunim me  biznesmeni shqiptar, Milaim Zogaj, për mes Kompanisë Bauunternehmen GMBH me seli në Dortmund, që  me produktet e veta, në fushën e energjisë Solare të përgatitet në një të ardhme  të afërme për investime në Malishevë.

Një takim i tillë u zhvillua sot,  ku kryetari i Komunës, Ragip Begaj  u takua me biznesmenin gjerman.

Begaj,  ka shprehur gatishmërinë, që si institucione komunale t’u ofrojnë lehtësira në sigurimin e hapësirave dhe të infrastrukturës  adekuate për  ta zhvilluar biznesin në fjalë si dhe  do t’u ofrohet gjithë potencialet njerëzore që kanë me qëllimin,  rritjen e mirëqenies ekonomike për qytetarët .

Investitorët kërkuan partneritet Publiko- Privat, për  arsye të sigurisë  më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat